Artikelomschrijving
Nje femije qe humb prindin, thirret jetim; nje grua qe humb te shoqin, thirret e ve; nje burre qe humb partneren, thirret vejan. Por a ka nje emer per prindin qe humb femijen? A mundet bota ta quaje ende "materie" prindin qe mbetet jetim i femijes se vet? Duket sikur dicka eshte zhvendosur ne kurdisjen logjike te jetes kur ndodh kjo, dicka e pameshirshme eshte gatuar ne zonat me te erreta te fatit. Ne kete rrefimin personal te sajin, autorja Flutura Acka, eshte perpjekur ta gjeje kete fjale fatale: "E pabir". Keshtu thote ajo se ka mbetur pas 5 majit te vitit 2018, kur humbi nga nje semundje e rralle, djalin e saj te vetem tetembedhjetevjecar. Gati me shume se dy vjet pas lamtumires me te birin, e pasheruar prej dhimbjes se padurueshme te mungeses, ajo merr nje "udhetim" personal dhe me detaje tronditese neper tragen e ferrit qe kaploi jeten e saj. Ky veterrefim shkon ne zemer te lidhjes se eperme Meme-Bir dhe eshte nje thirrje per ruajtjen e shkelqimit te kujtimeve, si e vetmja pasuri qe ka vlere per prinder me fat si te sajin. Ajo hulumton zine, si nje proces i gjate dhe percaktues i jetes pas ikjes pa kthim te femijes, merret me identitetin e jetes mes dy kulturave ku endet jeta e saj dhe hyn ne thellesite metafizike te humbjes, pa e kthyer ate ne nje perqarje mbytese per lexuesin. Ky liber nuk meton te zgjoje dhembshuri, as te shpjegoje se sa e tmerrshme eshte vdekja, si "substanca" qe nderton pikellim, por se sa tragjike eshte ta mbyllesh jeten ne te rite e tu te bukur, dhe me tej, se sa fatale eshte te mos dish ta jetosh ate edhe ashtu, te shkurter nga fati.
Ky "udhetim" trondites, me i veshtiri i jetes se autores, si qenie dhe si shkrimtare, eshte njeheresh nje thirrje per vleren e jetes dhe dashurise njerezore.
Taal: alb
Aantal pagina's: 368
Verschijningsdatum: 12-10-2020